Ai i bëri deklaratat gjatë konferencës për shtyp në kuadër të punimeve të Asamblesë Kombëtare Popullore.
Sipas raportit të punës së qeverisë të paraqitur nga kryeministri Li Keqiang, të enjten, Kina synon të rritë importet dhe eksportet me 6 për qind.
Ministri nënvizoi se Kina do të zhvillojë një model të ri eksporti, ndihmojë bizneset të ristrukturohen dhe favorizuar tregtinë nëpërmjet internetit (e-comerce). Ai shtoi se vendi do të vazhdojë të krijojë një mjedis të favorshëm ndërkombëtar për biznesin.
Gjatë konferencës, ministri njoftoi se konsumi i kinezëve jashtë shtetit arriti në 1 trilion juan, afro 163 miliardë dollarë, vitin e kaluar.
Ndërsa duke folur për iniciativën e Kinës, "Një brez, një rrugë", ministri tha se bëhet fjale projekt me përfitime të ndërsjella që ndërthur politikat tregtare, financat, logjistikën dhe synon të përmirësojë lidhjen midis njerëzve.
"Një brez, një rrugë" është një projekt i frymëzuar nga Rruga Antike e Mëndafshit dhe është i hapur për çdo vend apo organizatë. Sipas ministrit Gao, projekti do të ndihmojë hapjen e vendit dhe nxitë zhvillimin. (Leftion Peristeri)