Udhëheqësi kinez e bëri këtë zotim të premten, ndërsa merrte pjesë në shqyrtimin e raportit të punës të Këshillit të Shtetit së bashku me deputetë të Asamblesë Kombëtare Popullore nga provinca lindore Jiangxi.
Xi Jinping u bëri thirrje kinezëve ta mbrojnë mjedisin ashtu siç kujdesen për "sytë e dhe jetën e tyre", duke treguar vendosmërinë e tij për të frenuar përhapjen e ndotjes që ka përfshirë ekonominë e dytë më të madhe të botës.
Vërejtjet e tij erdhën në një linjë me raportin e punës së qeverisë që bëri thirrje për mbrojtje më të mirë të mjedisit në vendin më të populluar në botë.
Raporti i qeverisë thekson gjithashtu se Kina do të ulë shkarkimin e dyoksidit të karbonit me të paktën 3,1 për qind këtë vit. (Leftion Peristeri)