PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Njohuri rreth raporteve mbi veprimtarinë gjatë "dy sesioneve"
2015-03-06 14:45:36 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe: 工作报告---Gōng zuò bào gào---Raport mbi veprimtarinë

Zhvillohen këto ditë në Pekin sesioni vjetor i Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës (AKPK) si dhe sesioni i vjetor i Komitetit Kombëtar të Konferencës Konsultative Politike të Popullit Kinez (KKPPK). Të dy quhen bashkërisht "dy sesione", që përbëjnë ngjarje të mëdha në Kinë. Rendi i ditës dhe temat që diskutohen në dy sesionet do të ushtrojnë ndikime të thella mbi aktualitetin dhe të ardhmen e kinezëve. Për "dy sesionet", që zhvillohen në pranverë, stinën e mbjelljes së shpresës, kinezët kanë shumë shpresa .

Dy sesionet, me kompetenca dhe natyrë të ndryshme, kanë funksione të ndryshme.

Asambleja Kombëtare Popullore, si organ suprem i pushtetit të Kinës, formon dhe kontrollon Këshillin e Shtetit, Gjykatën e Lartë Popullore dhe Prokurorinë e Lartë Popullore. Konferenca Konsultative Politike e Popullit Kinez, si front patriotik për ribashkimin e atdheut, është institucioni i rëndësishëm i bashkëpunimit shumëpartiak dhe të konsultimeve politike nën drejtimin e PK të Kinës.

Anëtarët e KKPPK-së janë të pranishëm në një pjesë seancash të Asamblesë Popullore dhe diskutojnë e paraqitin propozime për raportet mbi veprimtaritë, të bëra në seancat e Asamblesë Popullore, por ata nuk kanë të drejtë për votimin e këtyre raporteve. Ligjvënësit në Asamblenë Kombëtare Popullore, që quhen edhe deputetë, përgjigjen për shqyrtimin e këtyre raporteve.

Gjatë "dy sesioneve", dëgjohen e shqyrtohen 7 raporte kryesore. Deputetët shqyrtojnë raportin mbi veprimtaritë e qeverisë, raportin mbi planifikimin, raportin mbi buxhetin, raportin mbi veprimtaritë e Komitetit të Përherhshëm të Asamblesë Kombëtare Popullore, rapotin mbi veprimtaritë e Gjykatës së Lartë Popullore dhe raportin mbi veprimtaritë e Prokurorisë së Lartë Popullore. Anëtarët e KKPPK-së shqyrtojnë raportin mbi veprimtaritë e Komitetit të Përhershëm të Komitetit Kombëtar të KKPPK-së.

Këto raporte, që përfshijnë aspekte të ndryshme të zhvillimit ekonomik e shoqëror dhe të drejtësisë shoqërore, kanë lidhje të ngushta me prodhimin dhe jetesën e qytetarëve, p.sh. përkujdesjen e të moshuarve, mjekimin, arsimin, punësimin, etj. Deputetët e Asamblesë Kombëtare Popullore dhe anëtarët e KKPPK-së paraqitin propozime e vërejtje për këto raporte, që pasqyrojnë zërat e qytetarëve të qarqeve të ndryshme, në mënyrë që të marrin pjesë në hartimin e politikës së shtetit.

Në sesionin e Asamblesë Kombëtare Popullore, shqyrtohen dhe miratohen edhe ligje të rëndësishme. Në sesionin e sivjetshëm, do të shqyrtohet projekt-amendamenti i Ligjit të Legjislacionit.

Në sesionin e parë të çdo legjislature të Asamblesë Kombëtare Popullore, zgjidhen liderët e shtetit.

Ndër raportet e sipërpërmendura, më tërheqës është raporti mbi veprimtarinë e qeverisë, i paraqitur nga kryeministri në seancën e hapjes.

Ky raport përfshin kryesisht dy pjesë, përgjithësimin e veprimtarive të qeverisë gjatë vitit të kaluar dhe paraqitja e kursit, detyrave dhe punëve kryesore gjatë këtij viti. Me rastin e hartimit të planifikimit 5vjeçar ose në kohën e ndërrimit të qeverive, në këtë raport paraqiten edhe propozimet për veprimtaritë e qeverisë në 5 vjetët e ardhshëm ose në një afat më të gjatë.

Një përdoruesi i internetit na pyet në e-mail që si hartohet raporti mbi veprimtarinë e qeverisë?

Raporti mbi veprimtarinë e qeverisë hartohet nga anëtarët e Zyrës Kërkimore të Këshillit të Shtetit, nën udhëheqjen e kryeministrit dhe me pjesëmarrjen e drejtorëve të sektorëve e krahinave të ndryshme. Gjatë procesit të hartimit 2 a 3 mujor, dëgjohen edhe mendimet e qarqeve të ndryshme dhe bëhen disa rishikime. Pra, rarpoti përmbledh mençurinë e popullit dhe pasqyron vullnetin e popullit. (Wang Lei)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China