Kryeministri kinez Li Keqiang paraqiti raportin e punës së qeverisë gjatë sesionit të 3-të të Asamblesë Kombëtare Popullore të legjislaturës së 12-të. Mediat e huaja i kanë kushtuar vëmendje fjalës së kryeministrit kinez duke u ndalur tek ndryshimi i modelit të zhvillimit ekonomik dhe shpejtimi i hapjes dhe reformave.
Mediat kryesore amerikane i kanë kushtuar vëmendje të madhe raportit të Li Keqiang-ut, duke u shprehur që rritja e GDP-së me 7% shënon nivelin më të ulët të saj gjatë 15 viteve të fundit dhe kjo ka krijuar gjendjen e re normale me një rritje më të ulët.
"Kjo tregon që Kina do ti kushtojë më shumë rëndësi cilësisë së rritjes dhe jo shpejtësisë," komentojnë mediat amerikane.
Eksperti rus për çështjet kineze, Tavrovski vë në dukje se në raportin e Li Keqiang-ut, ai sheh disa shifra kyçe. Konsumi është bërë fuqia e rëndësishme për rritjen ekonomike të Kinës dhe ka dhënë kontribut me 51.2% për rritjen ekonomike, 3% më shumë se më parë. Përqindja e sektorëve të shërbimeve në ekonominë kombëtare është rritur në 48.2% nga 46.9%, ndërsa konsumi i energjisë pati rënie me 4.8%, ulja më e madhe në vitet e fundit.
"Të gjitha këto shifra tregojnë që ekonomia kineze ka kaluar nga faza e vjetër, ku ofroheshin shërbime kryesisht për tregun e jashtëm, në fazën e re, ku vçmendja përqëndrohet te cilësia e jetesës së qyetetarëve," thekson Tavrovski.
Agjencia e lajmeve Reuters, përmes një rubrike të posaçme, ku paraqitur pikat kryesore të raportit të Li Keqiang-ut, duke analizuar që Kina ul parashikimin e rritjes së GDP-së në 7%. Kjo është për t'u fokusuar tek rregullimi strukturor.
"Duke u përballur me një gjendje të përzier në 3 faza të ndryshme, të cilat janë ndryshimi i shpejtësisë së rritjes, rregullimi strukturor dhe përmirësimi i politikave të mëparshme stimuluese, vendimi i Kinës për uljen e GDP-së pa dyshim është i zgjuar," komenton Reuters. (Jiang Lei)