Ministria e jashtme ruse ka shprehur shqetësim lidhur me praninë e personelit ushtarak amerikan në territorin e Ukrainës.
"Mbi 300 trupa amerikane njoftohet se janë dislokuar në qendrën e misionit paqeruajtës, në rajonin perëndimor të Lvovit në Ukrainë", ka deklaruar për mediat zëdhënësi i diplomacisë ruse Alexander Lukashevich.
Trajnimin nga 5 marsi deri më 21 tetor të ushtarëve ukrainas nga instruktorët amerikanë, në kuadër të operacioneve ushtarake perëndimore, Lukashevich e ka cilësuar si prani ushtarake e SHBA-së në këtë vend. (Eda Merepeza)