Kryeministri kinez Li Keqiang theksoi të enjten në raportin e punës qeveritare se duhet të vazhdojë kursimi i energjisë, pakësimi i ndotjeve dhe mbrojtja e mjedisit. Në vitin 2015 do të ulet në 3.1% niveli i lëshimit të dyoksidit të karbonit, do të ulen në afro 2% niveli i përdorimit të oksigjenit kimik dhe lëshimit të azotit dhe të amoniaku, 3% për dioksidin e squfurit, 5% për oksidet e azotit.
Duhet të zbatohen thellësisht planet për parandalimin e trajtimin e ndotjes së ajrit, të nxitet rindërtimi i termocentraleve me qymyr për lëshimin e paktë të ndotjeve dhe të zbatohen seriozisht ligjet e mjedisit.
Prodhimi i energjisë dhe konsumi lidhen me zhvillimin e ardhëm dhe nivelin e jetesës. Duhet të nxiten zhvillimi i energjisë së erës, energjisë diellore, zhvillimi i hidrostracioneve dhe centralit bërthamor të sigurtë . Në Kinë ekzistojnë potenciale të mëdha për mbrojtjen e mjedisit dhe kursimin e energjisë, ka nënvizuar kreu i qeverisë në fjalën e tij. (Xu Guang)