Në raportin e kryeministrit kinez Li Keqiang në sesionin vjetor parlamentar theksohet se politika e jashtme e vendit gjatë vitit 2014 ka shënuar arritje të dukshme. Presidenti kinez Xi Jinping dhe liderë të tjerë kanë kryer një sërë vizitash zyrtare, kanë marrë pjesë në samitin e G20-ës, takimin e BRIKCS-it, samitin e SCO-së, takimet e Bashkëpunimit të Liderëve të Azisë Lindore, në takimin e Liderëve Azi-Europë, në forumin e Davosit etj.
Në Kinë janë mbajtur takimi i 22-të i Liderëve të APEK-ut, forumi Boao-s aziatik dhe Kina ka marrë pjesë në bisedimet për themellimin e rregullave ndërkombëtare dhe të mekanizmave shumëpalësh. Marrëdhëniet diplomatike janë përmirësuar me shtete të mëdha, shtete në zhvillim edhe me vendet fqinje, ndërkohë diplomacia ekonomike ka shënuar një arritje të re me krijimin e brezit ekonomik të Rrugës së mëndafshit dhe Rrugës detare të mëndafshit, bankën e investimeve të infrastrukturës aziatike, fondin e rrugës së mëndafshit. Marrëdhëniet diplomatike midis Kinës dhe vendeve të ndryshme janë forcuar dhe imazhi i Kinës në arenën ndërkombëtare paraqet një shtet të fuqishëm dhe të përgjegjshëm, theksohet në raportin e veprimtarisë së qeverisë kineze.