PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Li Keqiang -Në 2014 Kina pati një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik
2015-03-05 09:16:55 CRI Komenti juaj Printoni

Në fjalën e mbajtur në sesionin vjetor parlamentar të enjten kryeministri Li keqiang theksoi se "Struktura ekonomike në Kinë ka shënuar përmirësim të ri, përmes rritjes së vëllimi të prodhimit të drithërave në 12 miliardë kg, kontributi i rritjes ekonomike në vëllimin e konsumit është rritur me 3 pikë në një nivel prej 51.2%, ndërsa në sektorin e shërbimeve është shënuar një rritje nga 46.9% në 48.2%. Rritja ekonomike në perëndim të vendit është më e madhe se ajo në lindje të tij. Cilësia e zhvillimit pati rritje të re, buxheti publik u rrit me 8.6%, krahasuar me shpenzimet dhe prodhimin e brendshëm bruto, që zë mbi 2%. Shpenzimet në sektorin energjitik shënuan një ulje prej 4.8%."

Ndër të tjera kreu i qeverisë kineze tha se "Niveli i jetetës ka shënuar përmirësim, i shprehur në rritjen me 8% të të ardhurave mesatare për frymë në nivel qyteti dhe qyteze. Të ardhurat për frymë në zonat rurale janë rritur me 9.2%, me një rritje më të shpejtë se ajo në qytet dhe qytezë.

Niveli i varfërisë në zonat rurale të vendit është pakësuar në 12 milion e 320 mijë, dhe është realizuar furnizimi me ujë të pijshëm për mbi 66 milionë banorë të fshatrave. Mbi 100 milionë kinezë bënë turizëm jashtë vendit. Tashmë ka nisur zbatimi i detyrave kryesore të thellimit të reformave në Kinë dhe është realizuar para afatit objektivi për lehtësimin e 1/3 së procedurave administrative. "(Vera)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China