Fjala kyçe: 人大---Rén Dà---Asambleja Kombëtare Popullore
20150305renda |
Sipas Kushtetutës së Republikës Popullore të Kinës, Asambleja Kombëtare Popullore e Kinës është organi më i lartë shtetëror, ndërsa sistemi i Asamblesë Popullore është sistemi politik themelor i Republikës Popullore të Kinës.
Asambleja Kombëtare Popullore dhe Komiteti i Përhershëm i saj ushtrojnë fuqinë legjislative të shtetit. Asambleja Kombëtare Popullore ka një mandat 5 vjeçar dhe zhvillon një sesion në vit.
Të gjitha fuqitë e Republikës Popullore të Kinës i përkasin popullit dhe shtetasit kinezë përfaqësohen në Asamblenë Popullore të nivelit kombëtar dhe të niveleve lokale.
Asambleja Popullore e Kinës ndahet në 5 nivele, ai kombëtar, provincial, i qytetit, distriktit dhe lokalitetit. Asambleja Popullore zgjidhjet në mënyrë demokratike. Asambleja Kombëtare Popullore përbëhet nga ligjvënësit e zgjedhur nga Asambletë Popullore të nivelit provincial dhe nga Ushtria Çlirimtare Popullore dhe këta ligjvënës kombëtar quhen edhe deputetë. Çdo kombësi ka deputetë, që përfaqësojnë interesat e kësaj kombësie. Asambleja Popullore e nivelit provincial përbëhet nga ligjvënësit e zgjedhur nga Asambletë Popullore në nivel qyteti. Ligjvënësit e Asambleve Popullore të niveleve të distriktit dhe të lokalitetit zgjidhen drejtpërdrejt nga zgjedhësit.
Komiteti i Përhershëm i Asamblesë Kombëtare Popullore, si institucion i përhershëm i Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës, mban përgjigje për asamblenë dhe ia raporton veprimtaritë e tij. Anëtarët e Komitetit të Përhershëm zgjidhen nga deputetët. Ky komitet zhvillon një mbledhje në dy muaj dhe në kohën e jashtëzakonshme, thirr edhe mbledhje të përkohshme. Kryetari, nënkryetarët dhe sektretari i përgjithshëm i Komitetit të Përhershëm të Asamblesë Kombëtare Popullore trajtojnë punët e përditshme kryesore të Komitetit të Përhershëm.
Pranë Asamblesë Kombëtare Popullore funksionojnë Komiteti i Pakicave Kombëtare, Komiteti i Ligjit, Komiteti i Financave dhe i Ekonomisë, Komiteti i Arsimit, Shkencës, Kulturës dhe të Shëndetësisë, Komiteti i Punëve të Jashtme, Komiteti i Punëve të Brendshme dhe Juridik, Komiteti i Mbrojtjes së Mjedisit dhe të Burimeve, Komiteti i Bujqësisë dhe Fshatit dhe komitete të tjera të posaçme. Detyra kryesore e komiteteve të posaçme është kërkimi, shqyrtimi dhe hartimi i projekteve përkatëse, nën drejtimin e Asamblesë Kombëtare Popullore dhe të Komitetit të Përhershëm.
Sipas Kushtetutës së Kinës, kompetencat kryesore të Asamblesë Kombëtare Popullore përfshijnë rishikimin e Kushtetutës dhe kontrollin e zbatimit të saj, hartimin dhe rishikimin e ligjeve themelore, si Kodit Penal, Kodit Civile, Ligjit të Administratës etj., zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarit të shtetit të Kinës, emërimin e kryeminsitrit, zv.kryeministrave, të anëtarëve të Këshillit të Shtetit, të ministrave etj., zgjedhjen e kryetarit të Komitetit Qendror Ushtarak, të kryetarit të Gjykatës së Lartë Popullore dhe të kryetarit të Prokurorisë së Lartë Popullore, shqyrtimin dhe miratimin e Planifikimit mbi Zhvillimin Ekonomik e Shoqëror, të buxhetit të shtetit, ndarjes administrative dhe vendimin për çështje të luftës dhe të paqës.
Deputetët gëzojnë disa të drejta si e drejta e paraqitjes së projekteve, propozimeve, të kritikave dhe vërejtjeve, të drejtën e paraqitjes e projektit për largimin nga detyra të deputetëve, të drejtën e paraqitjes së akuzës, të drejtën e inspektimit rreth temave përkatëse, të drejtën e imunitetit ligjor etj.
Detyrimet e deputetëve përfshijnë respektimin në mënyrë rigoroze të Kushtetutës dhe të ligjeve, zbatimin me seriozitet të kompetencave, ruajtjen e sekreteve shtetërore, përmbjedhjen dhe pasqyrimin e vullnetit të banorëve të thjeshtë.
Përdoruesi i internetit Shaban Bashan shtron pyetjen nëse në sesionin e këtij viti të Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës marrin pjesë dhjetra mijëra deputetë?
Në sesionin e sivjetshëm, marrin pjesë 2926 deputetë, ndër ta 360 janë nga pakicat kombëtare. (Wang Lei)