Vitin e kaluar, qeveria kineze ndërrmori masa konkrete me synim përmirësimin e jetës së popullit dhe rritjen e mirëqenies së tij, kështu u shpreh kryeministri Li Keqiang të enjten, gjatë raportit të punës së qeverisë paraqitur në sesionin vjetor të AKP-së.
Qeveria kineze rriti punësimin dhe sigurimin shoqëror, përmes përmirësimit të politikave të punësimit, hartoi politika për nxitjen e karrierës, shtoi numrin e punësimeve në rradhët e të diplomuarve nga shkollat e larta, tha Li Keqiang. Përveç kësaj, ai vuri në dukje se politika e unifikimit të sistemeve të sigurimeve për të moshuarit në qytete dhe fshatra, ka rritur 10% të ardhurat për një kategori pensionistësh.
Ndër të tjera në raport, kreu i qeverisë kineze u ndal dhe në përpjekjet për barazinë në arsim, duke vënë në dukje ndërtimin e shkollave në zonat e varfra, rritjen e përkrahjes sociale ndaj nxënësve me vështirësi ekonomike familjare, si dhe shtimin e kredidhënies për studentët.
Qeveria kineze ka nxitur zhvillimin e reformës në shëndetësi dhe aktualisht 95% e qytetarëve janë përfshirë në skemën e sigurimeve shëndetësore, thuhet në raportin e veprimtarisë së qeverisë. (Xu Guang)