Sipas personit përgjegjës të uebsajtit të qeverisë, kjo është hera e parë që mblidhen propozimet e përdoruesve të internetit për raportin e punës së qeverisë që do të diskutohet në sesionin vjetor të Asamblesë Kombëtare Popullore. Ndër të gjitha komentet, shumica janë propozime konkrete. Pas rishikimit nga punonjësit përkatës, 914 mesazhe i janë dërguar grupit të hartimit të raportit të punës së qeverisë.
Siç mësohet, para votimit në sesionin e sivjetshëm të këtij raporti, të gjithë përdoruesit e internetit mund të vazhdojnë të japin sugjerimet e tyre për përsosjen e dokumentit që përcakton punët kryesore të qeverisë këtë vit.
(Zhang Yan/Artani)