Presidenti kinez Xi Jinping e vuri theksin të mërkurën në zhvillimin paqësor të marrëdhënieve ndërmjet dy brigjeve të ngushticës së Tajvanit, duke bërë thirrje për vigjilencë të lartë kundër "pavarësisë së Tajvanit".
Z. Xi i bëri këto komente duke marrë pjesë në diskutimet e anëtarëve të Komitetit Kombëtar të Konferencës Konsultative Politike të Popullit Kinez, të mbledhur për sesionin vjetor në Pekin.
"Paqja është e vlefshme dhe duhet të ruhet. Forcat separatiste të 'pavarësisë së Tajvanit' dhe veprimtaritë e tyre kërcënojnë sovranitetin kombëtar dhe integritetin territorial. Ato janë pengesa më e madhe për zhvillimin paqësor të lidhjeve mes brigjeve të ngushticës dhe kërcënimi më i madh për stabilitet në brigjet e ngushticës, prandaj duhet të kundërshtohen me vendosmëri," vuri në dukje presidenti Xi Jinping.