Projektligji i parë në Kinë kundër dhunës në familje pritet të shqyrtohet në gusht.
Zëdhënësja e Asamblesë Kombëtare Popullore Fu Ying thotë se një draft i parë i ligjit është publikuar për të marrë opinione nga njerëzit.
"Nëse gjithçka shkon pa probleme, ne presim që ligji të marrë formë pas dy ose tre shqyrtimesh," u shpreh Fu.
Tradicionalisht, dhuna në familje është quajtur një çështje private, e madje edhe tabu, që duhet mbajtur brenda familjes. Por Fu Ying vë në dukje se anëtarët e familjes nuk duhet ta lejojnë dhunën, duke shtuar se sfida më e madhe për autoritetet është se kur duhet të ndërhyjnë. (Artani)