PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Propozimet e anëtarëve të KKPPK-së rëndësishme për nxitjen e punëve kryesore të shtetit
2015-03-04 17:15:38 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe: 提案---Tí àn---Propozim

U hap të martën sesioni vjetor i Komitetit Kombëtar të Konferencës Konsultatitve Politike të Popullit Kinez, ndërsa të enjten nisin punimet e sesionit vjetor të Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës, që përfaqëson organin më të lartë legjislativ në vend. Në dhjetëditëshin e parë të marsit, çdo vit mbahen palalerisht të dy forumet e larta, prandaj quhen shkurtimisht "dy sesione".

Një nga detyrat kryesore të ligjvënësve të Kinës dhe të anëtarëve të Konferencës Konsultative Politike të Popullit Kinez është paraqitja, sipas procedurave ligjore, e propozimeve mbi politikën shtetërore dhe jetën shoqërore.

Qysh nga viti 2014 e deri më sot, anëtarët e Komitetit Kombëtar të Konferencës Konsultative Politike të Popullit Kinez kanë paraqitur 6101 propozime dhe pjesa dërrmuese prej tyre u paraqitën gjatë sesionit vjetor të vitit të kaluar. Deri më 20 shkurt të këtij viti, 99.8% e propozimeve patën përgjigje ose janë në trajtim e sipër. Nga gjendja e përgjithshme, 20.6% prej këtyre mbi 6 mijë propozimeve janë zgjidhur ose po shqyrtohen nga sektorët përkatësë, ndërsa 63.8% janë në listën për zgjidhje. Të gjitha këto propozime kanë luajtur rol të rëndësishëm në nxitjen e punëve kryesore të shtetit.

Këtë vit propozimet e anëtarëve të Konferencës u referohen 3 aspekteve, përfshirë gjendjen e përgjithshme të zhvillimit ekonomik, thellimin e gjithanshëm të reformës dhe qeverisjen sipas ligjit, si dhe përmirësimin e nivelit të jetesës dhe forcimin e sigurimeve shoqërore. Anëtarët e Konferencës paraqitën mendimet e propozimet e tyre për hartimin e planit të 13-të të zhvillimit 5-vjeçar, strategjinë "Një brez e një rrugë", zhvillimin e përbashkët të Pekinit, Tianjinit, Hebeit, thellimin e reformës financiare, krijimin e sistemit të ri të hapur ekonomik, nxitjen e reformës së gjykatave popullore dhe probleme të tjera të arsimit, punësimit, shëndetësisë, mbrojtjes së mjedisit etj.

Përdoruesi i internetit Andi na pyet si zgjidhen anëtarët e Konferencës Konsultative Politike të Popullit Kinez dhe deputetët e Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës?

Procedurat për zgjedhjen e anëtarëve të KKPPK-së përfshijnë këto hallka :

Hallka e parë është rekomandimi. Lista e kandidatëve për Komitetin Kombëtar të KKPPK-së paraqitet nga komitetet qendrore të partive demokratike, të shoqatave popollore dhe nga shoqëria civile.

Hallka e dytë është caktimi i listës së kandidatëve, në bazë të konsultimeve midis komitetit përkatës të Partisë Komuniste të Kinës dhe palëve rekomanduese.

Hallka e tretë është miratimi i listës. Në komitetin e përhershëm të KKPPK-së diskutohet lista dhe më pas votohet . Lista miratohet me vota pro të mbi gjysmës së anëtarëve të komitetit të përhershëm.

Ligjvënësit e Asamblesë Popullore të Kinës zgjidhen në mënyrë demokratike, që realizohet në dy metoda.

Metoda e parë është zgjedhja e drejtpërdrejtë nga populli, që zbatohet gjatë zgjedhjes së ligjvënësve të nivelit të distriktit dhe të zonës rurale. Kandidatët, që fitojnë votat e mbi gjysmës së zgjedhësve, zgjidhen si ligjvënës.

Tjetër metodë është zgjedhja nga Asambleja Popullore e nivelit të ulët, p.sh. ligjvënësit e niveleve kombëtare, provinciale dhe bashkiake zgjidhen në këtë mënyrë. Kandidatët, që fitojnë gjysmën e votave të deputetëve të të njëjtit nivel, zgjidhen si ligjvënës të nivelit më të lartë.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China