PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Pekin, konferencë për shtyp para sesionit të AKP-së
2015-03-04 11:48:21 CRI Komenti juaj Printoni

Para punimeve të sesionit të 3-të Asamblesë Kombëtare Popullore të legjislaturës së 12-të, zëdhënësja e AKP-së prezantoi në një konferencë për shtyp para mediave vendëse dhe të huaja veprimtarinë e sesionit, duke u përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.

Zëdhënësja u shpreh se gjatë vitit 2014 nën drejtimin e Komitetit Qendror të PKK-së, me Xi Jinping si sekretar i përgjithshëm, populli kinez ka bërë përpjekje të mëdha, për të realizuar objektivin "Dy 100-vjetorët" dhe ëndrrën kineze, si edhe për të patur arritje të reja.

"Ndërkohë, përballemi me sfida të reja, theksoi zëdhënësja duke shtuar se viti 2015 është pikënisja e sistemit të ri ligjor, për të nxitur qeverisje në bazë të ligjit. Mund të shohim nga reportazhet dhe komentet në internet se qytetarët në Kinë dhe komuniteti ndërkombëtar i kushtojnë rëndësi të madhe kësaj," u shpreh zëdhënësja e AKP-së.

Ajo shtoi se anëtarët e AKP-së, bazuar në sesionin e 3-të të PKK-së së legjislaturës së 18-të dhe plenumit të 4-të KQ-së së PKK-së, do të zbatojnë me seriozitet Kushtetutën dhe ligjet e vendit dhe do të përpiqen të zhvillojnë këtë sesion vjetor me një atmosferë demokratike, konkrete dhe të konsoliduar.(Jiang Lei)

 

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China