Liderët e Francës, SHBA-së, Gjermanisë, Britanisë, Italisë dhe të Këshillit të Evropës shprehën të martën mbështetje të plotë për marrëveshjen e re të armëpushimit në lindje të Ukrainës, duke theksuar se zbatimi i saj do të lidhet me sanksione nga vendet perëndimore.
Në një deklaratë për shtyp të presidencës franceze njoftohet se kreu i shtetit Hollande ka zhvilluar një videokonferencë me kancelaren Merkel, kryeiministrin Kameron, kryeministrin Renzi dhe presidentin e KE-së Tusk lidhur me situatën në Ukrainë. Në deklaratë theksohet se të pestë liderët kanë ndarë mendimin se nëse nuk zbatohet marrëveshja e Minskut, komuniteti ndërkombëtar do të reagojë me forcë. Ndërkohë theksohet se OSBE-ja do të luajë një rol kyç për realizimin e marrëveshjes së armëpushimit, kryesisht në ndalimin e sulmeve dhe tërheqjen e armatimeve të rëndëa. Liderët kanë shprehur përkrahjen për qeverinë ukrainase. (Çang Çuo)