Nismat e Rrugës së Mëndafshit nuk duhen vlerësuar si një tjetër Plan "Marshall", u shpreh Lv Xinhua, zëdhënës i sesionit vjetor të Komitetit Kombëtar të Konferencës Konsultative Politike të Popullit Kinez.
Nismat e Kinës të Brezit Ekonomik të Rrugës së Mëndafshit dhe Rrugës Detare të Mëndafshit të Shekullit të 21-të janë një model i ri i bashkëpunimit rajonal Jug-Jug, theksoi Lv.
Plani "Marshall" ishte plani i pasluftës i Shteteve të Bashkuara për të ofruar ndihmë ekonomike dhe ushtarake për aleatët e saj të Europës Perëndimore, pjesë e përpjekjeve për të frenuar zgjerimin e Bashkimit Sovjetik. Nga ana e tyre, nismat e Kinës kanë çuar në Fondin e Rrugës së Mëndafshit dhe Bankën Aziatike të Investimeve Infrastrukturore, që synojnë të përmirësojnë ndërlidhshmërinë dhe të ofrojnë më shumë shërbime publike për popujt në këtë rajon, u shpreh ëdhënës i sesionit vjetor të Komitetit Kombëtar të Konferencës Konsultative Politike të Popullit Kinez. (Artani)