PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Lv: Kandidatura për Olimpiadën mund të shpejtojë kontrollin e ndotjes së ajrit
2015-03-02 19:08:21 xinhua Komenti juaj Printoni

Kandidatura e Pekinit për të organizuar Lojërat Olimpike Dimërore 2022 pritet të përshpejtojë procesin e kontrollit të ndotjes së ajrit në kryeqytetin kinez dhe gjithë vendin. Kështu u shpreh në një konferencë shtypi të hënën zëdhënësi i sesionit vjetor të Komitetit Kombëtar të Konferencës Konsultative Politike të Popullit Kinez Lv Xinhua, duke shtuar se pret që Pekini do të zhvillojë një "Olimpiadë Blu".

Pekini dhe qyteti tjetër partner i tij, Zhangjiakou, rreth 200 km në veriperëndim, kanë pasur epërsi konkurruese, por bllokimet e trafikut dhe ndotja e ajrit mund të jenë pikat e dobëta.

Nëse kandidatura përshpejton përpjekjet e Pekinit për të pastruar ajrin, objektivi i mëparshëm i kryeqytetit kinez për kontrollin e ndotjes ndoshta do të arrihet para kohe, tha zëdhënësi, duke iu referuar masterplanit të mjedisit të Pekinit (2015-2030) ku ajri i pastër është një element kryesor. (Artani)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China