PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Qeveria qendrore kineze mbështet demokracinë në Hong-Kong
2015-03-02 17:00:21 CRI Komenti juaj Printoni

Zëdhënësi i sesionit të 3-të të Komitetit Kombëtar të Konferencës Konsultative Politike të Popullit Kinez Lv Xinhua u shpreh të hënën në Pekin se, lidhur me zhvillimin e reformës politike në Hong-Kong, qëndrimi i qeverisë qendrore është i qartë dhe i vendosur. Qeveria qendrore e përkrah Rajonin e Posaçëm Administrativ të Hong-Kongut të zhvillojë gradualisht demokracinë sipas ligjit, për të realizuar votimin e përgjithshëm.

Lv Xinhua theksoi se zgjedhja e kryeekzekutivit të Hong-Kongut duhet të përputhet me Ligjin Themeltar të këtij rajoni dhe me vendimet e Asamblesë Kombëtare Popullore, si edhe me realitetin e Hong-Kongut. "Kryeekzekutivi i Hong-Kongut duhet ta dojë atdheun dhe Hong-Kongun," u shpreh ai.

Zëdhënësi i sesionit të 3-të të Komitetit Kombëtar të Konferencës Konsultative Politike të Popullit Kinez Lv Xinhua shprehu gjithashtu shpresën se qarqet e ndryshme të Hong-Kongut do të diskutojnë në mënyrë racionale, do të arrijnë konsensus dhe do të shfrytëzojnë rastin në bazë të Ligjit Themeltar dhe vendimeve të Asamblesë Kombëtare Popullore, për të realizuar votimin e përgjithshëm për zgjedhjen e kryeekzekutivit të rajonit në vitin 2017.(Zhan Dian)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China