Kina ka qenë gjithmonë për bashkëpunimin e komunitetit ndërkombëtar për goditjen kundër terrorizmit. Kështu u shpreh të hënën në një konferencë shtypi zëdhënësi i Komitetit Kombëtar të Konferencës Konsultative Politike të Popullit Kinez Lv Xinhua. Ai shtoi se vitin e kaluar, autoritetet kineze nxitën bashkëpunimin antiterrorist me vendet fqinje të Azisë Jugore, Azisë Qendrore dhe Azisë Juglindore, për të goditur organizatën terroriste "Lëvizja Islamike e Turkistanit Lindor".
Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarit të agjencisë ruse ITAR-TASS, Lv Xinhua bëri të ditur se deri më sot Kina ka krijuar mekanizmin e bashkëpunimit antiterrorist me më shumë se 10 vende dhe ka zhvilluar bashkëpunim themelor në shkëmbimin e informacioneve, kërkimin e provave dhe në hetimin e rasteve.
Zëdhënësi i Komitetit Kombëtar të Konferencës Konsultative Politike të Popullit Kinez Lv Xinhua u shpreh gjithashtu se Pekini ka marrë pjesë gjerësisht edhe në mekanizmat shumëpalësh të OKB-së, të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait dhe të Forumit Global të Antiterrorizmit, duke dhënë ndihmesë në luftën ndërkombëtare kundër terrorizmit. (Wang Lei/Artani)