Përfaqësuesi i përgjithëshëm i Kinës në OKB, Liu Jieyi tha të enjten se Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka miratuar vendimin konsensual që të mbahet një mbledhje e veçantë për përvjetorin e 70-të të fitores kundër fashizmit, e cila është me rëndësi të madhe historike.
Liu u shpreh se Kina si presidenca e rradhës e Këshillit të Sigurimit të OKB-së të këtij muaji, kishte marrë drejtimin e mbledhjes mbi ruajtjen e sigurisë dhe paqes botërore, ku përfaqësues të vendeve të ndryshme kishin mbështetur temën e debatit. Kjo mbledhje ka dërguar mesazhe të qarta pasi i bën thirrje anëtarëve të OKB-së që të mësojmë nga historia dhe t'i riafirmojmë parimet dhe qëllimet e "Kartës së Kombeve të Bashkuara". Gjithashtu nënvizoi se duhet të zbulohet mënyra më efektive për të ruajtur paqen dhe stabilitetin në botë. (Zhangnan/Reala)