PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Tsipras: Greqia përballon ende shumë vështirësi
2015-02-22 10:34:18 CRI Komenti juaj Printoni
Kryeministri grek Alexis Tsipras u shpreh të shtunën se marrëveshja e arritur me Eurogrupin për zgjatjen e afatit të ndihmës e ndihmoi Greqinë të shpëtojë nga vuajtjet e kursimit, por gjatë procesit të shmangies së krizës së borxhit, Greqia përballon ende shumë vështirësi.

Tsipras tha në fjalim televiziv para kombit se Greqia fitoi një betejë, por jo luftën, duke vënë në dukje se rruga përpara është ende e gjatë dhe e vështirë.

Kreu i qeverisë greke shtoi se, me marrëveshjen e arritur me Eurogrupin, Greqia ruajti dinjitetin e vet, por kryesorja është që të arrihet një marrëveshje përfundimtare me kreditorët për zgjidhjen e krizës së borxhit, që do ta ndihmonte Greqinë të shmangte një marrëveshje ndihme shkatërruese, duke zbatuar politikën e nxitjes së rritjes, të punësimit dhe të harmonisë shoqërore. (Fani/Artani)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China