Filmi "Taxi" nga regjisori iranian, Jafar Panahi, ka fituar çmimin "Ariu i Artë" për filmin më të mirë në Festivalit të 65-të Ndërkombëtar të Filmit në Berlin të shtunën.
Tom Courtenay mori çmimin e aktorit më të mirë për performancën në filmin britanik "45 years", ndërsa Charlotte Rampling për aktoren më të mirë në po të njejtin film.
Çmimi i Jurisë u fitua nga filmi "The Club" i regjisorit kilian Pablo Larrain. Ndërsa filmi "The Pearl Button" me regji të Patricio Guzman mori çmimin "Ariu i Argjendtë", për skenarin më të mirë.