Zyrtarët ushtarakë ukrainas thanë se kriza në lindje të Ukrainës është drejt fundit, pas hyrjes në fuqi të armëpushimit.
Zëdhënësi i ushtrisë ukrainase Andriy Lysenko.
"Situata në lindje të Ukrainës duket se po shkon drejt stabilizimit. Banorët në rajonet Donetsk dhe Luhansk, nëpërmjet rrjeteve shoqërore kanë konfirmuar se ka qetësi jashtë banesave të tyre."
Ndërkohë, rebelët thonë se nuk do të respektojnë armëpushimin në Debaltseve, pasi e konsiderojnë atë "territor të brendshëm."
Debaltseve është një zonë strategjike.
Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë, e cila po monitoron situatën, tha se rebelët kanë mohuar qasjen në zonë.
Armëpushimi u arrit javën e kaluar pas negociatave mes liderëve të Francës, Gjermanisë, Rusisë dhe Ukrainës.
Ministri i Jashtëm francez Laurent Fabius thotë se liderët e këtyre vendeve po mbajnë kontakte të ngushta.
Autoritetet ukrainase janë zotuar se do të bëjnë ndryshime në Kushtetutën e vendit për t'i dhënë më shumë autonomi në disa pjesë të Ukrainës lindore. (AlBaNa)