Investimet e huaja direkte kineze drejt Europës kanë shënuar një rekord prej 18 miliard dollarësh amerikanë vitin e kaluar, ku në krye të listës janë ushqimet dhe bujqësia. Lajmi konfirmohet nga firma ligjore "Baker&McKenzie", sipas të cilës kjo shifër është dyfishuar që nga viti i kaluar. Britania e Madhe është destinacioni kryesor i investimeve të huaja direkte kineze, në vlerën 5 miliard dollarë amerikanë, e ndjekur nga Italia me 3.5 miliard dollarë.
Investimet e huaja direkte kineze drejt Europës nisën rritjen para vitit 2004 dhe deri në 2009 nuk kanë shënuar ulje.
Gjatë dekadës së fundit, mbi 2/3 e investimeve të huaja direkte kineze kanë shkuar drejt vendeve, që nuk ishin prekur nga kriza e borxheve të eurozonës.(Eda Merepeza)