Grupi 3-palësh mbi krizën ukrainase (Ukraina, OSBE-ja dhe Rusia) zhvilluan bisedime me dyer të mbyllura në Minsk. Përfaqësuesit ranë dakord mbi tërheqjen e armëve të rënda, vendosjen e një armëpushimi dhe mbikëqyrjen e tij.
Në të njëjtën ditë, presidenti amerikan Barack Obama e nxiti Rusinë të marrë pjesë në takimin e udhëheqësve të Rusisë, Gjermanisë, Francës dhe të Ukrainës, për të arritur një "zgjidhje paqësore" të konfliktit në Ukrainë.
Obama dhe Putini biseduan nëpërmjet telefonit mbi shkallëzimin e konfliktit në lindje të Ukrainës dhe mbështetjen e Rusisë për forcat e armatosura civile të Ukrainës.
Obama ritheksoi se ShBA-ja mbështet plotësisht sovranitetin dhe tërësinë territoriale të Ukrainës, ndërsa shtoi rëndësinë takimit të sotëm (11 shkurt) katërpalësh për zgjidhjen paqësore të krizës. Njëkohësisht, ministri i Mbrojtjes i Polonisë Tomasz Siemoniak u shpreh se vendi i tij e mbështet marrëveshjen e Minskut, ndërsa mohoi se vendi i tij planifikon ofrimin e raketave, tankeve apo armëve të rënda Ukrainës. (Zhan Dian/Leftion Peristeri)