Autoriteti më i lartë vëzhgues i cilësisë në Kinë ka miratuar cilësinë e Kompanisë Alibaba.
Drejtori i Administratës së Përgjithëshme të Kontrollit të Cilësisë, Inspektimit dhe Karantinës, Zhi Shuping ka deklaruar se përmirësimi i cilësisë së prodhimeve të kompanisë kërkon përqëndrim të përpjekjeve të saj.
Të martën ai u takua me drejtorin ekzekutiv të Kompanisë Alibaba, Jack Ma të cilit i tha se cilësia është mjaft e rëndësishme ndaj duhet të rritet përgjegjësia për të. Ky ishte takimi i dytë midis zotit Ma dhe rregullatorëve të tregut, pas testimit të cilësisë së produkteve të Taobao. Com në muajin janar.
Nga ana e tij Ma premtoi se kompania që ai drejton në bashkëpunim me tregtarët, furnizuesit, qeverinë dhe grupe të tjera të interesit do të godasë shitjen e prodhimeve të falsifikuara.
Rregullatorët e tregut për cilësinë kanë garantuar forcimin e mbikqyrjes në sektorin e tregtisë në internet për të ndihmuar bizneset në sigurimin e vërtetësisë së prodhimeve të tyre. (Eda Merepeza)