PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Obama: "Do të vazhdojmë rrugën diplomatike për krizën në Ukrainë"
2015-02-10 10:21:22 CRI Komenti juaj Printoni

"Do të vazhdojmë të kërkojmë një zgjidhje diplomatike për krizën në Ukrainë," u shpreh të hënën presidenti amerikan Barak Obama pas takimit në Shtëpinë e Bardhë me kancelaren gjermane Angela Merkel. Kreu amerikan i shtetit bëri të ditur njëkohësisht se ende nuk ka marrë vendim për t'i dhënë qeverisë ukrainase ndihmë në armë vdekjeprurëse.

Në një konferencë shtypi të zhvilluar pas takimit, të dy udhëheqësit theksuan se përdorimi i mjeteve ushtarake nuk mund ta ndalojë konfliktin e përgjakshëm në Ukrainën Lindore. Obama u shpreh se forcat ushtarake ruse dhe militantët e armatosur në Ukrainën Lindore "kanë shkelur në mënyrë të qartë premtimet e bëra në Marrëveshjen e Minskut". Sipas kreut të Shtëpisë së Bardhë, ushtria ruse jo vetëm nuk është tërhequr nga Ukraina Lindore, por "vazhdon t'i stërvitë militantët për të ndërmarrë sulme kundër trupave qeveritare ukrainase", duke dërguar në të njëjtën kohë më shumë tanke dhe artileri të rëndë.

Presidenti amerikan Barak Obama u shpreh gjithashtu se ai dhe kancelarja Merkel janë të mendimit se, në shekullin e 21-të, nuk mund të lejohet "ripërcaktimi" i kufijve të Europës dhe bëri të ditur se ata kanë diskutuar për çështjen si mund të ndihmohet Ukraina për t'u vetëmbrojtur.

Kancelarja gjermane Angela Merkel u shpreh nga ana e saj se, megjithëse kanë hasur shumë vështirësi, Gjermania dhe aleatët e saj do të vazhdojnë të kërkojnë një rrugëzgjidhje diplomatike për krizën në Ukrainë.

(Zhang Yan/Artani)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China