PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Ligjvënësi rus: Nuk ka zgjidhje ushtarake për konfliktin në Ukrainë
2015-02-10 10:18:41 CRI Komenti juaj Printoni

"Nuk ka zgjidhje ushtarake për këtë luftë", deklaroi të hënën në Strasburg kryetari i Komisionit për Çështjet Ndërkombëtare të Dumës ruse Alexey Pushkov duke folur për konfliktin në Ukrainën Lindore.

Pushkov-i ishte pjesëmarrës në një debat të organizuar nga Komisioni për Punët e Jashtme i Parlamentit Europian, me ftesën e kryetarit të këtij komisioni Elmar Brok.

Parlamentari rus theksoi nevojën për një zgjidhje politike për t'i dhënë fund dhunës.

"Megjithëse emocionet janë të forta dhe kjo është një kohë kur politikën e bëjnë akuzat, përsëri mendoj se duhet t'i ndryshojmë gjërat," u shpreh Pushkov-i.

Edhe Elmar Brok u shpreh se Komisioni për Punët e Jashtme i Parlamentit Europian dëshiron një zgjidhje diplomatike të konfliktit.

"Ky komision i ka vlerësuar gjithmonë si shumë të rëndësishme marrëdhëniet me Rusinë dhe jemi të gatshëm të heqim sanksionet nëse do të shohim se po zhvillohen negociata," vuri në dukje Brok.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China