Liderët e Rusisë, Ukrainës, Francës dhe Gjermanisë planifikojnë të takohen të mërkurën në Minsk, për të diskutuar mbi planin e ri të paqes për Ukrainën Lindore.
Njoftimi erdhi nga zëdhënësi i qeverisë gjermane Steffen Seibert pas bisedës telefonike së kancelares Angela Merkel me presidentin rus Vladimir Putin, atë ukrainas Petro Poroshenko dhe presidentin francez François Hollande.
Ndërkohë, bisedimet e së premtes në Moskë hodhën hapin e parë drejt një dritareje të re dialogu.