Udhëheqësit e Francës dhe Gjermanisë po punojnë për një plan të ri paqeje, për t'i dhënë fund luftimeve në lindje të Ukrainës.
Presidenti francez Francois Hollande dhe kancelarja gjermane Angela Merkel ndodhen në Kiev për të diskutuar këtë plan me presidentin ukrainas Petro Poroshenko.
Poroshenko thotë se shumica e bisedimeve me liderët e Francës dhe Gjermanisë i jep atij "shpresa të mëdha" për arritjen e një armëpushimi.
Hollande dhe Merkel pritet të udhëtojnë sot drejt Moskës për t'u takuar me presidentin rus Vladimir Putin.
Periudha e vizitës së tyre në Kiev ka përkuar me vizitën e sekretarit amerikan të Shtetit John Kerry.