Zëdhënësi i presidentit rus Dmitri Peskov deklaroi të hënën se kreu i shtetit Vladmir Putin ka apeluar për armëpushim të menjëhershëm në lindje të Ukrainës.
Peskov nënvizoi se konfliktet e ditëve të fundit në Donbas janë përshkallëzuar, ndaj presidenti Putin i kushton shumë vëmendje situatës në këtë rajon, duke i bërë thirrje forcave qeveritare dhe forcave të armatosura civile të kryejnë armëpushimin e menjëhershëm.