PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Ende pa vendim dërgimi i "ndihmës vdekjeprurëse" amerikane për Ukrainën
2015-02-03 10:03:48 CRI Komenti juaj Printoni

Departamenti amerikan i shtetit po diskuton për dhënien e ndihmës "së mbrojtjes vdekjeprurëse" për Ukrainën, ku përfshihen antitanket, kundërajrorët si dhe sistemet antimurtajë. Lidhur me këtë zëdhënësja e departamentit Jen Psaki ka deklaruar

"Ne po marrim parasysh zhvillimet e situatës në terren. Unë nuk do të jap hollësi lidhur me diskutimet e politikave të brendshme, por dua të theksoj se do të vazhdojmë angazhimin për një përkrahje sa më të mirë të Ukrainës."

Vendimi për dërgimin e armëve mbrojtëse luftarake Ukrainës pritet të merret javën e ardhëshme, gjatë takimit midis presidentit amerikan Obama dhe kancelares gjermane Merkel, ndonëse kjo e fundit ka deklaruar se Gjermania nuk do të furnizojë Kievin me armatime.

Pala amerikane deri tani e ka kufizuar furnizimin e qeverisë ukrainase me armë jovdekjeprurëse, duke dërguar maska kundërgaz dhe radarë, ndërsa disa zyrtarë të lartë i kanë kërkuar presidentit Obama të zgjerojë ndihmën. Sekretari amerikan i shtetit John Kerry të enjten do të vizitojë Kievin. (Eda Merepeza)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China