PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
ILO: 2.1 milionë vende të reja pune në BE deri në 2018-n
2015-01-29 11:01:09 CRI Komenti juaj Printoni

Në qoftë se të zbatohet siç duhet plani i investimeve prej 300 miliardë eurosh i shpallur pak kohë më parë nga Komisioni Evropian, në vendet e BE-së pritet të krijohen 2.1 milionë vende të reja pune para vitit 2018. Kështu thuhet një raport studimi të publikuar të mërkurën nga Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO).

Në këtë raport vihet në dukje se plani i investimeve i Bashkimit Evropian mund të rritë forcën konkurruese dhe të zgjidhë vështirësitë e punësimit nëpërmjet investimeve në sektorin publik e atë privat.

Në nëntor të vitit të kaluar, Komisioni Evropian shpalli një plan investimesh, ku parashikohet krijimi i një fondi të ri investimesh strategjike prej 21 miliardë eurosh, i cili pritet të nxitë investimet nga sektori privat me vlerë prej 315 miliardë eurosh nga viti 2015 deri në vitin 2017. Në formën e kreditimit, pjesëmarrjes në aksione etj., ky fond investimesh strategjike do të sigurojë financim për projektet e sektorit privat dhe shpresohet se gjatë 3 vjetëve të ardhshëm, do të tërhiqen më shumë investime private. Fondi do të investojë kryesisht në sektorën e energjetikës, telekomunakiacionit, digjitalizimit, komunikacionit, arsimit etj. (Du/Artani)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China