Sekretari i Thesarit i ShBA-së Jacob Lew u shpreh të mërkurën në kryeqytetin ukrainas Kiev se në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, SHBA-ja do t'i ofrojë Ukrainës garanci huaje me një vlerë prej 1 milard dollarësh.
Lew bëri të ditur në një konferencë shtypi se ai ka nënshkruar një marrëveshje me ministren e Financës të Ukrainës Natalia Yaresko. Sipas kësaj marrëveshjeje, në gjysmën e parë të këtij viti, ShBA-ja do t'i ofrojë garanci huaje Ukrainës, me kushtin që Kievi të vazhdojë kryerjen e reformave. Përveç kësaj, Departamenti i Thesarit i ShBA-së planifikon t'i kërkojë Kongresit të miratojë edhe garanci huaje shtesë me vlerë 1 miliard dollarë.
Sekretari i Thesarit Jacob Lew u shpreh se ShBA-ja do të vazhdojë të ofrojë ndihmë teknike e financiare, për të ruajtur stabilitetin makroekonomik dhe për të nxitur reformën në Ukrainë. (Fang Xiaoyu/Artani)