Agjencia ndërkombëtare e vlerësimit të borxheve Standard&Poor deklaroi të hënën që niveli i kreditit sovran të Rusisë është ulur në BB+ nga BBB- dhe perspektiva e tij është negative.
Standard&Poor parashikon në deklaratën e publikuar në sitin e saj që në vitin 2015, Prodhimi i Brendshëm Bruto i Rusisë do të ulet me 2.6%, ndërsa në vitin 2016, rritja e GDP-së do të jetë 1.9%. Standard&Poor bëri të ditur që nëse ekonomia ruse rimëkëmbet në të ardhmen, ajo duhet të marrë parasysh ngritjen e nivelit të kreditit sovran të Rusisë.(Jiang Lei)
[foto nga www.ata.gov.al]