PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Putini: Ushtria e Ukrainës është "legjion i huaj i NATO-s"
2015-01-27 09:43:02 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti rus Vladimir Putin e ka fajësuar ushtrinë e Ukrainës për përshkallëzimin e dhunës në lindje të vendit.

Duke folur për median pas një takimi me studentë në Shën-Petersburg, Putini e quajti ushtrinë ukrainase "një legjion i huaj i NATO-s."

"Ata kanë qëllime krejtësisht të ndryshme, të lidhura me kontrollin gjeopolitik të Rusisë, gjë që nuk përputhet aspak me interesat kombëtare të popullit ukrainas," u shpreh kreu i Kremlinit.

Komentet e Putinit bëhen pas kërcënimeve të Perëndimit se Rusia mund të përballet me sanksione të tjera për veprimet e saj në Ukrainën Lindore, ku 30 njerëz u vranë në qytetin bregdetar Mariupol të shtunën.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg i ka hedhur poshtë fjalët e Putinit si "të pakuptimta" dhe e ka akuzuar Rusinë për dhënien e një numri të madh armësh të rënda separatistëve.

Moska këmbëngul se nuk po mbështet rebelët në Ukrainë. (Artani)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China