PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Ukrainë, 25 janari ditë zie kombëtare
2015-01-26 10:34:31 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti ukrainas Poroshenko shpalli 25 janarin si ditë zie kombëtare, në nderim të viktimave të sulmeve në Mariupol të Ukrainës Lindore.

Në mbarë vendin në orën 12 të mesditës (sipas orës lokale) u mbajt 1 minutë heshtje ndërsa të gjitha institucionet dhe ndërmarrjet ulën flamurin në gjysmështizë. Mësohes se u ndërprenë aktivitetet argëtuese dhe sportive si dhe transmetimet e medies vendëse iu përshtatën zisë kombëtare.

Po atë ditë, ministri i jashtëm rus gjatë një bisede me homologun amerikan John Kerry ranë dakord për dhënien fund të sulmeve në zonën Dunbas dhe tërheqjen e armatimeve të rënda nga zonat e konfliktit. Lavrovi u shpreh që Rusia do të përpiqet me të gjitha forcat për të garantuar një zgjidhje paqësore të krizës në Ukrainë, por zgjidhja reale e krizës varet nga nëse qeveria ukrainase do të zhvillojë dialog me krahinat lindore të vendit.

Lavrovi gjithashtu zhvilloi një bisedë telefonike me përfaqësuesen e lartë për diplomaci dhe siguri të BE-së Federica Mogherini, ku i bëri thirrje BE-së të ushtrojë më shumë presion ndaj qeverisë ukrainase për zgjidhjen e krizës.(Jiang Lei)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China