PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Li Keqiang takohet me shefen e OBSH-së
2015-01-23 09:32:21 CRI Komenti juaj Printoni

Kryeministri Li Keqiang u takua në Zyrih me sekretaren e përgjithshme të Organizatës Botërore të shendetësisë Chen Fengfuzheng. Ai theksoi se epidemia Ebola është një nga sfidat kryesore para komunitetit ndërkombëtar. "Kina ka dhënë ndihma të konsiderueshme shëndetësore për popujt dhe vendet e prekura nga virusi, si dhe ka dërguar në këto vende qindra punonjës mjekësorë dhe specialistë të shendetit publik " theksoi Li.

Ndër të tjera kreu i qeverisë kineze tha se Kina do të marrë përgjegjësinë e një vendi të madh në zhvillim për të ndihmuar vendet dhe popujt e rajonit të prekur nga Ebola.

Nga ana e saj Chen Fengfuzhen e vlerësoi rolin e Kinës në luftën kundër epidemisë Ebola dhe u shpreh se OBSH-ja dëshiron të thellojë bashkëpunimin e mëtejshëm me Kinën, për të nxitur vazhdimisht vendet e tjera të rritin vëmendjen dhe bashkëveprimin në situata të tilla epidemike. (Du)

[foto nga gov.cn]

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China