PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Li Keqiang takon sekretarin e përgjithshëm të ITU-së
2015-01-23 09:32:21 CRI Komenti juaj Printoni

Kryeministri kinez Li Keqiang takoi pasditen e së enjtes në Zyrih sekretarin e përgjithshëm të Bashkimit Ndërkombëtar të Telekomunikacionit (ITU) Zhao Houlin.

Ai u shpreh se qeveria kineze i kushton rëndësi bashkëpunimit me organizatat ndërkombëtare dhe përkrah ITU-në dhe veprimtarinë e saj, duke kontribuar aktivisht në zhvillimin e vazhdueshëm të ekonomisë botërore, nëpërmjet teknologjisë së informacionit. Kina është vendi me numrin më të madh të përdoruesve të internetit dhe celularëve në botë, por ka një nivel të ulët të infrastrukturës së telekomunikacionit. Kryeministri Li kërkoi nga kjo organizatë bashkëpunim me Kinën për zhvillimin e teknologjisë dhe standardeve të telekomunikacionit .

Zhao Houlin prezantoi veprimtarinë e ITU-së dhe u angazhua për nxitjen e bashkëpunimit të gjithanshëm midis kësaj organizate dhe Kinës. (Fang Xiaoyu)

[foto nga gov.cn]

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China