PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Ndërkombëtarët vlerësojnë fjalimin e Li Keqiang në Forumin e Davosit
2015-01-23 09:32:21 CRI Komenti juaj Printoni

Kryeministri kinez Li Keqiang po merr pjesë në takimin e 45-të vjetor të Forumit Ekonomik Botëror në Davos. Në fjalimin e tij, ai u fokusua në çështjet kryesore si "ruajtja e paqes dhe e stabilitetit, nxitja e reformës strukturore dhe krijimi i forcës së re të zhvillimit".

Pas fjalimit, pjesëmarrësit thanë se u njohën me vendosmërinë, rëndësinë dhe drejtimin e reformës së Kinës, duke theksuar se kanë shumë besim dhe shpresë për zhvillimin e shëndetshëm të ekonomisë kineze.

Shefja e FMN-së Christine Lagarde e vlerësoi fjalimin e kryeministrit kinez si të mrekullueshëm.

Po ashtu, ish-kryeministri australian Kevin Rudd tha se ishte me të vërtetë interesant fjalimi i kryeministrit Li në Davos, ku tërhoqi vemendje metafora që ai përdori duke krahasuar reformat në ekonominë kineze me sportin e skive. Rudd shtoi se situata aktuale e ekonomisë botërore nuk është e qëndrueshme dhe përballet me shumë sfida dhe reforma, por ekonomia kineze është më e qëndrueshme, duke sjellë dobi për ekonominë botërore. (Fang Xiaoyu)

[foto nga gov.cn]

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China