PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Li Keqiang jep një mesazh pozitiv në Davos
2015-01-23 14:40:31 CRI Komenti juaj Printoni

Fjalë kyçe:增长---Zēng Zhǎng---Rritje


Më 21 janar, kryeministri Li Keqiang me anë të fjalimit të mbajtur në Forumin e përvitshëm të ekonomisë botërore në Davos prezantoi situatën më të re të ekonomisë së Kinës. Ky fjalim ka tërhequr vëmendjen jo vetëm të sipërmarrësve kinezë por edhe të pjesmarrësve të huaj, të pranishëm në Forum. Ekonomistët kinezë që ndodhen në Davos janë të mendimit se sinjali pozitiv i dhënë nga kryeministri Li Keqiang në fjalimin e tij i ka dhënë fund shqetësimit të të gjithëve për ekonominë kineze.

Duke iu referuar rritjes së shpejtë të ekonomisë kineze, shumë njërëz shqetësohen për ngadalësimin e rritjes së ekonomisë së Kinës. Lidhur me këtë, kryeministri Li Keqiang theksoi qartë në fjalimin e tij, se ekonomia e Kinës nuk do të ngadalësohet në mënyrë të fortë, pasi Kina po ndërmer masat përkatëse për të parandaluar krizën financiare. Profesori i Universitetit Tsinghua Li Daokui është i mendimit se premtimet e mësipërme të kryeministrit Li qetësuan preokupimin e vendeve të tjera për ekonominë kineze.

Në fjalimin e Davosit, kryeministri Li shtjelloi para të pranishmëve strategjisë e ekonomisë së Kinës,duke theksuar se rritja ekonomike e vendit kalon nga shpejtësia e madhe në atë të mesme. Profesori i Universitetit të Pekinit Lin Yifu është i mendimit se, rregullimi i kësaj here i strategjisë ekonomike tregon gjendjen e re të zhvillimit të ekonomisë së Kinës. Sipas tij, gjatë 36 vjetëve të kaluar, rritja e ekonomisë së Kinës kishte një shpejtësi mesatare vjetore prej 9.7%, kurse tani është 7%, duke shënuar një rënie nga 20-30%. Gjatë 5 vjetëve të kaluara, rritja ekonomike është realizuar hap pas hapi në mënyë të butë.


Lin Yifu

Lidhur me strukturën ekonomike, gjatë 30 vjetëve të kaluar, zhvillimi i Kinës u krye me ritme të shpejta por tani me rritjen e kostos së forcave të punës është rritur dhe cilësia e zhvillimit. Profesori Lin Yifu është i mendimit se nga lloji i ekonomisë me forcë të madhe pune, bazuar në importin e teknikave tashmë vërehen ndryshime rrënjësore të cilësisë si përkrahja me fonde të qeverisë, investimet në arsim, përkrahja në fushën studimore, duke u vënë në lëvizje të gjitha potencialet që i shërbejnë zhvillimit.

Lin Yifu ka besim të plotë për realizimin e objektivave të ekonomisë së Kinës, pasi sipas tij Kina ka shumë shance dhe burime dhe nëse mund të shfrytëzohen mirë këto kushte, me siguri shpejtësia e rritjes ekonomike do të jetë e lartë.

[foto nga gov.cn]

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China