Kreu i Bankës Qendrore Europiane (BQE) Mario Draghi bëri të ditur të enjten programin masiv të blerjes së obligacioneve me vlerë 1 trilionë euro, program stimulues ky antideflacionist në përpjekje për të rimëkëmbur ekonominë e trazuar të Eurozonës.
Draghi nënvizoi se blerja e obligacioneve do të nisë në mars me një normë mesatare mujore prej 60 miliardë eurosh dhe pritet të vazhdojë deri në fund të shtatorit të vitit 2016, deri sa të arrihet objektivi i ruajtjes së inflacionit rreth 2%.
Për disa muaj me radhë, pritshmëritë inflacioniste dështuan pasi regjistruan rekordin më të ulët në histori. (Wang Lei)