Shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) Christine Lagarde mirëpriti të enjten vendimin e fundit të Bankës Qendrore Europiane (BQE) për nisjen e pragramit masiv stimulues, në një përpjekje për të mbështetur ekonominë e brishtë në Eurozonë.
Shefja e FMN-së deklaroi se "zgjerimi i planifikuar i bilancit të BQE-së do të ndihmojë në koston më të ulët të huamarrjes në të gjithë zonën e Euros, do të rrisë pritjet inflacioniste dhe reduktojë riskun e një periudhe afatgjatë me inflacion të ulët."
Lagarde shtoi se këto masa do të rrisin gjithashtu "fuqishëm" perspektivat e BQE-së për arritjen e stabilitetit të çmimeve.