Luftimet mes ushtrisë dhe forcave rebele u intensifikuan në dhe rreth aeroportit.
Ushtria ukrainase tha se ajo mban nën kontroll një pjesë të aeroportit të Donetsk-ut, ndërsa gjashtë prej ushtarëve të saj kanë vdekur.
Ndërkohë, të paktën 9 persona raportohen të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të plagosur pas granatimit të një stacioni tramvaji në Donetsk.
Incidenti vjen vetëm disa orë pas arritjes së një marrëveshjeje nga ana e Kievit dhe forcave rebele për tërheqjen e armatimit të rëndë afro 15 kilometra prapa vijës së demarkacionit të rënë dakord. (Leftion Peristeri)