Kryeministri i Kinës Li Keqiang u takua të mërkurën pasdite në Davos me presidenten e Federatës Zvicerane Simonetta Sommaruga, ku vlerësoi përpjekjet reciproke për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve.
"Sivjet është 65 vjetori i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve dhe pala kineze dëshiron forcimin e mëtejshëm të besimit reciprok, thellimin e bashkëpunimit dhe nxitjen e marrëdhënieve në nivelin më të lartë në dobi të të dy popujve", theksoi Li.
Nga ana e saj zonja Sommaruga u shpreh se viti 2015 është i rëndësishëm në kuadër të 65 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike. Ajo shprehu dëshirën për zgjerim të bashkëpunimit veçanërisht në fushën e financave, duke shtuar se Zvicra dëshiron që të bëhet qendra e Renminbisë jashtë Kinës. (Çang Çuo)
[foto nga gov.cn]