Fjalë kyçe:致辞---Zhì Cí--Fjalim
20150122zhici |
Më 21 janar nisi në Davos të Zvicrës takimi i 45-të vjetor i Forumit ekonomik botëror. Në ceremoninë e hapjes që u zhvillua mbrëmjen e së mërkurës, kryeministri kinez Li Keqiang mbajti një fjalim, ku ndër të tjera prezantoi politikën më të re ekonomike.
Ftesa për pjesmarrje e liderëve shtetërorë të Kinës në këtë veprimtari të rëndësishme ndërkombëtare siç është Forumi Ekonomik i Davosit dhe fjalimi i mbajtur nga kreu i qeverisë kineze Li Keqiang kanë tërhequr vëmendjen e përfaqesueve të qarqeve politike dhe ekonomike .
"Unë u ngjita në majën afër Davosit dhe nga atje shikova këtë qytezë të bukur, të qetë dhe paqësore. Por, bota ku jetojmë nuk është e qetë dhe as paqësore, ndaj duhet të përballemi me këtë situatë të re", theksoi në fjalim kryeministri Li.
Ndër të tjera ai theksoi se "mungesa e qetësisë buron nga situata politike botërore, por edhe sfidat e vazhdueshme ekonomike. Kohët e fundit është shtuar vëmendja ndaj perspektivës ekonomike të Kinës, madje ka patur raste kur janë shprehur shqetësime për ndikimin negativ nga ngadalësimi i ekonomisë kineze ". Lidhur me këtë, Li Keqiang përcolli përmes fjalimit të tij situatën e re të ekonomisë së Kinës :
"Tani ekonomia e Kinës ka hyrë në gjendjen e re normale. Rritja ekonomike ka kaluar disa faza, nga ajo e shpejtë, në të mesme dhe të ulët. Për këtë qëllim duhet të nxitim me vendosmëri reformën."
Në fjalimin e tij kryeministri Li deklaroi se "Kina po merr masa efikase për të ndaluar rrezikun fiskal."
"Ne po marrim masa efikase për të ndaluar rrezikun e borxheve, apo të riskut fiskal dhe për këtë po nxitim reformën fiskale. Në Kinë nuk do të ndodhë rreziku fiskal dhe nuk to të ketë rënie drastike të ekonomisë ."
Li Keqiang u shpreh se ekonomia kineze do të zhvillohet në mënyrë të qëndrueshme dhe për këtë do të kontribuojë reforma si dhe bashkëpunimi qeveri-treg .
Në fund të fjalimit të tij në Forumin ekonomik botëror të Davosit Li Keqiang shpjegoi funksionimin e politikës ekonomike kineze, të ngjashëm me 3 elementet e sportit të skive.
"Davosi është një vend i mirë për ski. Të gjithë e dinë se 3 elementet bazë të sportit të skive janë "shpejtësia, ekuilibri dhe guximi". Për ekonominë kineze, këto parime të ruajtjes së rritjes ekonomike, duhet të ekuilibrohen me rritjen e qëndrueshme, nxitjen e reformës dhe rregullimin e të strukturës ashtu si në sportin e skive. Ekonomia kineze do të ecë në rrugën e zhvillimit të vazhdueshëm dhe të shendetshëm dhe gjithashtu do të jetë një shanc i madh për ekonominë botërore."