Një mbledhje e ministrave të jashtëm të Ukrainës, Rusisë, Francës dhe Gjermanisë po zhvillohet në Berlin lidhur me përshkallëzimin e konfliktit midis trupave qeveritare dhe forcave rebele në lindje të Ukrainës.
Ministri i jashtëm gjerman Frank-Walter Steinmeier u shpreh optimist për zgjidhjen me konsensus sa më parë të konfliktit.
"Në kuadër të takimit të sotëm ju bëj të ditur se ne jemi të gatshëm për të ndihmuar në zgjidhjen e konfliktit, por nga ana tjetër palët në konflikt duhet të gjejnë vetë zgjidhje dhe të tregohen të gatshme për përmbushjen e kritereve për një mbledhje në Astana."
Përpara takimit të ministrave të jashtëm, presidenti Poroshenko përshëndeti mbështetjen europiane në Davos dhe shtoi se 9 mijë trupa ruse po luftojnë në lindje të Ukrainës. (Eda Merepeza)