PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Zvicër, kryeministri kinez takon kryetarin e Forumit të Davosit
2015-01-21 09:26:16 CRI Komenti juaj Printoni

Kryeministri kinez Li Keqiang u takua të martën në Davos të Zvicrës me kryetarin ekzekutiv të Forumit Ekonomik Botëror Klaus Schwab.

Në takim, kryeministri Li u shpreh se qeveria kineze do të vazhdojë të zbatojë politikat aktive financiare dhe politika të matura monetare, duke i kushtuar më shumë vëmendje ndryshimit të strukturës ekonomike të vendit. Sipas kreut të qeverisë kineze, Pekini dëshiron të thellojë më tej bashkëpunimin me Forumin e Davosit, duke shpresuar që ky forum do të luajë rol pozitiv në forcimin e njohjes së ndërsjellë midis Kinës dhe vendeve të tjera.

Kryetari ekzekutiv i Forumit Ekonomik Botëror Klaus Schwab u shpreh nga ana e tij se Kina po zë një vend gjithnjë e më të rëndësishëm në sistemin politik dhe ekonomik ndërkombëtar. Schwab vuri në dukje se Forumi Ekonomik i Davosit dëshiron të zgjerojë bashkëpunimin me palën kineze, për të nxitur luajtjen e një roli më të rëndësishëm nga Kina në arenën ndërkombëtare.

(Zhang Yan/Artani)

 

[foto nga www.gov.cn]

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China