PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Forumi i Davosit, Kina në fokus
2015-01-21 13:31:15 CRI Komenti juaj Printoni

Fjalë kyçe:论坛---LùnTán---Forum

Të mërkurën nis në qytezën e Davosit të Zvicrës Lindore takimi vjetor i Forumit Ekonomik Botëror, i njohur si Forumi i Davosit. Në ceremoninë e hapjes kryeministri i Kinës Li Keqiang do të mbajë një fjalim. Gjatë forumit do të zhvillohen edhe diskutimi lidhur me ekonominë kineze, dialogu me sipërmarrësit kinezë dhe veprimtari të tjera.

Mbajtja e fjalimeve nga liderët e vendeve pjesëmarrëse në ceremoninë e hapjes është ndër pikat më të rëndësishme të programit të çdo takimi vjetor të Forumit të Davosit, dhe drejtohet nga vetë nga kryetari ekzekutiv i këtij Forumi Klaus Schwab. Përveç fjalimit në ceremoninë e hapjes, të mërkurën pasdite kryeministri kinez Li Keqiang do të zhvillojë një dialog me përfaqësues të qarqeve industrialo-tregtare.

Më parë ambasadori Wu Hailong, përfaqësuesi i përhershëm i Kinës në Zyrën e Kombeve të Bashkuara në Gjenevë, u shpreh se nëpërmjet Forumit të Davosit, kryeministri Li Keqiang do të shtjellojë politikën e brendshme dhe politikën e jashtme të Kinës, për t'i përgjigjur interesit të publikut të huaj lidhur me Kinën dhe për të shtuar besimin e bashkësisë ndërkombëtare tek perspektiva e zhvillimit të ekonomisë kineze, duke shprehur njëkohësisht edhe mendimin për situatën ndërkombëtare, gjendjen e ekonomisë botërore dhe zgjidhjen e problemeve me të cilat përballet e gjithë bota.

Gazetari gjerman në Davos Hannes Koch u shpreh se ai është i interesuar për të dëgjuar fjalimin e kryeministri Li Keqiang, veçanërisht për të njohur qëndrimin e Kinës mbi bashkëpunimin ekonomik ndërkombëtar. Koch u shpreh se tani bisedimet për marrëveshjen e tregtisë së lirë midis ShBA-së dhe BE-së janë në qendër të vëmendjes së publikut, por ShBA-ja ka nisur bisedime të tregtisë së lirë edhe me vendet e Azi-Paqësorit, veçanërisht me Kinën. "Në këto bisedime patjetër do të ketë edhe disa mosmarrëveshje, prandaj unë, por besoj edhe mjaft kolegë të mi, shpresojmë ta dëgjojmë kryeministrin Li të flasë për marrëdhëniet ekonomiko-tregtare midis Kinës dhe ShBA-së, si edhe për mendimin e tij lidhur me marrëdhëniet trepalëshe Kinë-BE-SHBA," thotë gazetari gjerman Hannes Koch.

Sivjet në Forumin e Davosit do të ketë gjithsej 5 tema diskutimesh lidhur me Kinën. Kështu, të enjten do të mbahen dy dialogë midis medieve, specialistëve të ekonomisë dhe sipërmarrësve kinezë dhe të huaj, përkatësisht mbi temat "Gjendja e re në Kinë" dhe "Investimet kineze jashtë vendit dhe ndikimi mbi ekonominë globale". Ndërkohë, të premten do të zhvillohen diskutime lidhur me temën "Sfidat dhe prirjet e reja të ekonomisë kineze". Gjatë Forumit do të ketë gjithashtu edhe biseda, përfshirë ato me kryetarin e bordit të Grupit "Alibaba" Ma Yun, si edhe me drejtorin e përgjithshëm të kompanisë "Huawei" Ren Zhengfei. Pjesëmarrja e sipërmarrësve të shquar kinezë në Forumin e Davosit pasqyron rritjen e ndikimit të Kinës në botë.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China